Publisher: Cve.gov.al 27/10/2020
Publisher: Cve.gov.al 27/10/2020
Qendra CVE u angazhua në pritjen e pesë shtetasve të parë shqiptarë të riatdhesuar nga vendet e konfliktit, pikërisht nga kampi Al-Hol në Siri.
Qendra CVE u angazhua në pritjen e këtyre shtetasve në aeroportin e Rinasit, në kuadër të monitorimit dhe koordinimit të ministrive të linjës dhe institucioneve të varësisë, në zbatim të planit të veprimit të miratuar me Urdhër Kryeministri Nr. 148, datë 5.11.2019.
Gjithashtu, me mbështetjen e Zyrës Ndërkombëtare të Migracionit në Tiranë (IOM), Qendra CVEka përgatituredhe paketën humanitare për të pestë personate riatdhesuar.