Qendra CVE vijon takimet ndërgjegjësuese në bashkitë Lushnje, Fier dhe në Vlorë

Qendra CVE dhe Delegacioni i BE-së organizojnë seminar trajnues kundër propagandës ekstremiste në internet
16/12/2019
Qendra CVE zhvillon takimin e dytë me grupin ndërministror për realizimin e planit ndër-institucional të procesit të ri-integrimit të personave të kthyer nga Siria.
19/12/2019

Qendra CVE vijon takimet ndërgjegjësuese në bashkitë Lushnje, Fier dhe në Vlorë

Në kuadër të takimeve informuese dhe ndërgjegjësuese që ka ndërrmarë në 61 bashkitë e vendit, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka vijuar takimet me institucionet e qeverisjes vendore dhe Këshillat Lokale të Sigurisë Publike në bashkitë Lushnje, Fier dhe në Vlorë.

Takimet u fokusuan mbi çështjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm duke synuar fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve për aktorët e vijës së parë që operojnë në këto komunitete, si mësues, oficerë të policimit në komunitet, punonjës socialë, psikologë, mjekë, administratorë socialë, koordinatorë të njësive të mbrojtjes së fëmijeve etj.

Në vëmendje specifike ishte mekanizmi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike  në kuadër të krijimit të një mekanizmi referimi kombëtar i cili  rezulton i ngritur dhe funksional, por sfiduese mbetet konsolidimi i mëtejshëm i tij, parë nga këndvështrimi i ndërhyrjeve ndër-institucionale me qëllim një qasje gjithëpërfshirëse të shoqërisë në kundërshtim të fenomenit në fjalë.

Takimet përfshinë të gjithë aktorët institucionalë të linjës së parë në këto bashki me qëllim parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Takimet u mbështetën nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin  në Shqipëri.