Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm merr pjesë në dialogun virtual organizuar nga Zyra e OKB-së Kundër Terrorizmit
25/05/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në “Talk Shows” me nxënës të Burrelit, mbi angazhimin e tyre në komunitet përmes të menduarit kritik dhe debatit konstruktiv
28/05/2021

Publisher: Cve.gov.al            26/05/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) në bashkëpunim me Shoqatën Internacionale për Solidaritetin (SHIS) ka hartuar udhëzuesin për rrjetin e mësuesve koordinatorë kundër fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm për shkollat e arsimit parauniversitar.

Hartimi i këtij udhëzuesi u realizua në kuadër të projektit: “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” i cili po mbështetet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe me mbështetje financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.