Publisher: Cve.gov.al 03/01/2024
Publisher: Cve.gov.al 03/01/2024
Tiranë – Fondi Global i Angazhimit të Komunitetit dhe Qëndrueshmërisë (GCERF) në një thirrje të hapur, fton të gjithë Organizatat e Shoqërisë Civile (CSOs) në Shqipëri për të shprehur interesin e tyre në një iniciativë strategjike për të rritur aftësitë kombëtare në adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Kjo thirrje për shprehje interesi është e fokusuar në forcimin e mekanizmave kombëtarë të referimit, për identifikimin e individëve në rrezik dhe të kthyer nga zonat e konfliktit si dhe për të adresuar referimin e tyre. Po ashtu, kjo thirrje synon të rrisë kapacitetet e aktorëve të përfshirë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE) dhe në proceset e rehabilitimit dhe ri integrimit (R&R), si dhe në mbështetjen e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike.
Aplikuesit e përshtatshëm duhet të formojnë konsorciume për të bërë përzgjedhjen si “Marrës Kryesorë” të financimit nga GCERF, me çdo grant që mund të arrijë deri në 1 milion dollarë amerikanë dhe të zgjasë 24 – 36 muaj.
Kërkesat kyçe për aplikuesit përfshijnë regjistrimin ligjor në Shqipëri, përvojë të vërtetuar në menaxhimin e programeve të lidhura me angazhimin e komunitetit si dhe aftësi të fortë të menaxhimit financiar.
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 15 shkurt 2024 dhe duhet të përfshijnë dokumentacion dhe ndiqen procedurat e aplikimit sikurse paraqiten në link:
Call for Expressions of Interest in Albania – GCERF
Kjo nismë paraqet një mundësi të rëndësishme për organizatat lokale për të kontribuar në përpjekjet kombëtare për krijimin e një shoqërie më të qëndrueshme dhe të sigurt.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm