Publisher: Cve.gov.al 06/06/2025
Publisher: Cve.gov.al 06/06/2025
Në datat 2-3 dhe 4-5 qershor 2025, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi seanca trajnimi me Komitetet Rajonale për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Prefekturat e qarqeve Shkodër dhe Kukës. Tematika kryesore e këtyre trajnimeve ishte: “Adresimi i rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar në komunitet si dhe përgjigja ndaj nevojave të të kthyerve nga zonat e konfliktit.” Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit “Të lëmë pas të kaluarën: Ndërtimi i Qëndrueshmërisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, të zbatuar nga organizata Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), me mbështetje financiare nga Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë në Komunitet (GCERF). 🔹 Seanca e parë u përqendrua te Sekretariati Teknik i Komitetit Rajonal, me qëllim forcimin e kapaciteteve për të garantuar funksionimin efektiv të komitetit dhe për të përmbushur rolin e tij në identifikimin, referimin dhe parandalimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm në nivel vendor. 🔹 Seanca e dytë kishte në fokus anëtarët e Komiteteve Rajonale, duke trajtuar: Rolin e tyre në parandalimin dhe adresimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm; Proceset e rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit të individëve të përfshirë; Kuptimin e radikalizmit në kontekstin shqiptar; Njohjen me mekanizmin kombëtar të referimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për një qasje të koordinuar dhe efektive. Gjatë diskutimeve të hapura, u theksua rëndësia e rritjes së ndërgjegjësimit në komunitet mbi fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për trajnim të vazhdueshëm, përfshirje aktive të komunitetit, si dhe forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit institucional për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe siguri sociale në nivel lokal.