Delegacioni nga Turkmenistani vizitë studimore në Tiranë

Intervistë/Koordinatori Sojati: E kemi të pamundur të flasim me autoritetet që mbajnë 73 shqiptarët në kampet e zonave të konfliktit në Siri dhe Irak
14/10/2019
Në takimin e 9-të të autoriteteve të sigurimit kombëtar Koordinatori Kombëtar prezanton ecurinë e zbatimit të strategjisë kombëtare
24/10/2019

Delegacioni nga Turkmenistani vizitë studimore në Tiranë

Një delegacion nga Turkmenistani zhvilloi në vend një vizitë studimore nga data 21 – 24 tetor. Qendra CVE, me kërkesë bashkëpunimi të Zyrës së UNDP-së në Turkmenistan, priti në Tirane këtë delegacion të përbërë nga zëvendësministrat e ministrive të Republikës së Turkmenistanit. Vizita e shpërndarë në katër ditë pune konsistoi në zhvillimin e takimeve me përfaqësues të lartë të Republikës së Shqipërisë, pushtetit vendor si dhe të shoqërisë civile. Këto takime i dhanë mundësinë delegacionit në fjalë të shkëmbejë ide dhe eksperienca mbi fenomenin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, i cili po koordinohet nga Qendra CVE si institucioni lider në nivel kombëtar dhe vendor.

Njëkohësisht, këto takime janë një indikator më shumë mbi atë se çfarë është arritur në vendin tonë në zbatim të Strategjisë Kombëtare dhe Planit Kombëtar të Veprimit CVE. Takimin e parë, delegacioni e realizoi me Qendrën CVE ku u informua në menyrë të detajuar mbi angazhimet dhe ndarjen e detyrave sipas ministrive të linjës në realizim të Strategjisë Kombëtare, si dhe me institucionet e tjera të përfshira në realizimin e kësaj strategjie, të përfaqësuar nga:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z.Ardi Veliu, Zv/ Drejtori i Anti-Terrorit, z.Edmond Sulaj, Kryetari i Bashkisë në Elbasan, z.Gledian Llatja së bashku me Prefektin e qarkut Elbasan, z.Maksim Malaj dhe anëtarët e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike së Elbasanit, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Këto takime kontribuan pozitivisht mbi delegacionin nga Turkmenistani, përfaqësuesit e të cilit shprehën interes të lartë për bashkëpunim në fusha të caktuara, si dhe në diskutimin dhe shkëmbimin e eksperiencës për ta ndarë me tej në të ardhmen.