Drejtori i CVE Meidani pret Zv/koordinatorin e Antiterrorit të Departamentit të Shtetit të SHBA

CVE në Seminarin Rajonal për Përmirësimin e Monitorimit të Burgjeve dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Sarajevë
14/09/2023
“Riatdhesimi i Luftëtarëve të Huaj dhe të Familjeve nga Siria Veriore: Pjesëmarrja e Meidanit në UNGA 78” New York
02/10/2023

Drejtori i CVE Meidani pret Zv/koordinatorin e Antiterrorit të Departamentit të Shtetit të SHBA

Drejtori i CVE Meidani pret Zv/koordinatorin e Antiterrorit të Departamentit të Shtetit të SHBA

Publisher: Cve.gov.al 26/09/2023

Në kuadër të aktiviteteve të rrjetit “Strong Cities” dhe “Forumit Global të Antiterrorit GCTF”, të organizuara në New York, Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Koordinatori Kombëtar për CVE, Denion Meidani, priti pranë zyrave të përfaqësisë së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, Zv/koordinatorin e Antiterrorit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, z. Ian Moss.

Takimi pati një rëndësi të veçantë pasi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ku z. Moss shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për Shqipërinë dhe vlerësoi rolin e saj si një partner të rëndësishëm në këto përpjekje të përbashkëta.

Në këtë takim, z. Meidani diskutoi me z. Moss mbi proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të shtetasve të rikthyer në Republikën e Shqipërisë. Ai ndau sfidat dhe mësimet që janë nxjerrë nga këto procese si dhe theksoi përkushtimin e Shqipërisë në projektet e përbashkëta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe gatishmërinë për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kampe në Siri dhe Irak. Gjithashtu një pikë tjetër bisedimi nga z. Meidani ishte procesi i transformimit të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe nismat e ndërmarra në ngritjen e rrjetit të Koordinatorëve Rajonal për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe rolin kyç të institucionit që ai drejton në koordinimin ndërinstitucional në këto procese.

Nga ana tjetër, Moss diskutoi me Meidanin për situatën në kampet në Siri dhe Irak dhe falënderoi Shqipërinë për kontributin e saj në grupin këshillimor “Project Advisor Steering Group” të SHBA-ve për rikthimin e luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre në vendin e origjinës. Ai gjithashtu siguroi Meidanin për mbështetjen e zyrës së tij në proceset reformuese që po ndërmerr Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ky takim miqësor dhe frytdhënës, paraqet një hap të rëndësishëm në përpjekjet dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe tregon përkushtimin e Shqipërisë për të adresuar sfidat e kësaj sfere në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.