Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin e saj si paneliste në “Side Event” organizuar nga GCERF

Qendra CVE pjesë e takimit rajonal të Shkupit për ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor mbi sfidat e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga zonat e konfliktit
01/10/2021
Qendra CVE prezanton rolin dhe misionin e saj në trajnimin “Instituti për Gratë dhe Vajzat në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare II”, organizuar nga CRLDS Albania
07/10/2021

Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin e saj si paneliste në “Side Event” organizuar nga GCERF

Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin e saj si paneliste në “Side Event” organizuar nga GCERF

Publisher: Cve.gov.al            05/10/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi mori pjesë si paneliste në “Side event”: “Efektet Zinxhir të Rënies së Afganistanit – Parandalimi i Terrorizmit me bazë në Komunitet, për të diskutuar mbi sfidën e parandalimit të Ekstremistëve të Dhunshëm nga largimi nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur çdo lloj eksodi të mundshëm të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.
Gjatë takimit online, u prezantuan arritjet e Qeverisë Shqiptare dhe kontributi i Qendrës CVE në parandalimin e fenomeneve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me qëllim forcimin e komunitetit dhe frenimin e largimeve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe Rajonit.