Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin në takimin rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë CT-P/CVE të Ballkanit Perëndimor

Drejtori i Qendrës CVE në takim me Drejtorin e AKR për bashkëpunim institucional në fushën e rinisë.
07/04/2022
Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në workshop-in rajonal të RNNC, organizuar nga IOM në Shqipëri
21/04/2022

Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin në takimin rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë CT-P/CVE të Ballkanit Perëndimor

Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin në takimin rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë CT-P/CVE të Ballkanit Perëndimor

Publisher: Cve.gov.al            20/04/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi mbi zhvillimet më të fundit të proceseve të rehabilitimit dhe ri-integrimit në takimin rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë CT-P/CVE të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Gjatë takimit u ndanë eksperiencat e vendeve të rajonit, si dhe u diskutua për vijueshmërinë dhe forcmimin e bashkëpunimit ndërkufitar për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor me institucionet dhe rrjetet e BE-së, në kuadër të proceseve të rehabilitimit dhe ri-integrimit të individëve të rikthyer nga zonat e konfliktit.

Në takim morën pjesë ekspertët rajonalë të sigurisë dhe kundër terrorizmit, delegacioni i  BE-së në Sarajevë, përfaqësues të ministrive të linjës në Shqipëri dhe Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM). Projekti CSC WB zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Ministria e Brendshme Italiane dhe Qendra për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian (DG NEAR), Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimi Qeveria Gjermane (BMZ) dhe Ministria e Brendshme Italiane.