Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në workshop-in rajonal të RNNC, organizuar nga IOM në Shqipëri

Drejtori i Qendrës CVE dha kontributin në takimin rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë CT-P/CVE të Ballkanit Perëndimor
20/04/2022
Qendra CVE pjesë e trajnimit të GCERF për qasjen e psikologëve ndaj historive traumatike dhe mbi çështjet e reagimit ndaj stresit
22/04/2022

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në workshop-in rajonal të RNNC, organizuar nga IOM në Shqipëri

Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në workshop-in rajonal të RNNC, organizuar nga IOM në Shqipëri

Publisher: Cve.gov.al            21/04/2022

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, kontribuoi në workshopin e Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga  IOM në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Qendrës CVE, përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe partnerë nga Ballkani Perëndimor ndanë eksperiencat e tyre dhe diskutuan mbi qasjet e qëndrueshme, sistematike dhe shumë-dimensionale mbi proceset e rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet e mbrojtjes së infrastrukturave kritike dhe hapsirave publike kundër kërcënimeve terroriste, si dhe bë një përmbledhje e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve të strukturave qeveritare dhe aktorëve të vijës së parë që punojnë në këtë fushë.