Publisher: Cve.gov.al 03/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 03/06/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi mori pjesë në videokonferencën e organizuar nga Komisioni Evropian, ku u diskutua mbi implementimin e planit të përbashkët të veprimit kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare.
Në këtë takim, Znj. Dervishi prezantoi arritjet e Republikës së Shqipërisë në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit duke ndërtuar kapacitete dhe duke u angazhuar plotësisht në zhvillimin e një kornize të fortë për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë përgëzuar përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për modelin pozitiv dhe të frytshëm që kanë dhënë në vend për luftimin e këtyre fenomeneve, duke u bërë deri më tani një model që do të ndahet në rajon dhe më gjerë.