Drejtori i Qendrës CVE në takim me Koordinatorin Nën-Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin

Qendra CVE pjesë e aktivitetit të Këshillit të Evropës “Promovimi i kursit HELP për parandalimin e radikalizmit në Shqipëri”
26/02/2021
Drejtori i Qendrës CVE në takim me Kreun e Kryegjyshatës botërore të bektashinjve për bashkëpunimin e ndërsjelltë mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
17/03/2021

Drejtori i Qendrës CVE në takim me Koordinatorin Nën-Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin

Drejtori i Qendrës CVE në takim me Koordinatorin Nën-Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin

Drejtori i Qendrës CVE, Zj. Lejdi Dervishi mori pjesë në takimin dypalësh me Koordinatorin   Nën-Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Zj. Laura Lungarotti, dhe përfaqësuesen e kësaj organizate në Shqipëri, Zj. Alma Jani.

Gjatë takimit u diskutua mbi projektet që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin po zbaton në bashkëpunim me Qendrën CVE. Ky diskutim u ndal, sidomos, mbi projektet për sa i  përket procesit të riatdhesimit të shtetasve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak me në fokus rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në komunitet.