Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti Komitetin Drejtues Kombëtar të krijuar në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për proceset RRR të LHT-ve dhe familjeve të tyre, organizuar nga IOM Albania

Drejtori i Qendrës CVE kontribuon në kuadër të Platformës Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Malit të Zi
09/12/2021
Qendra CVE koordinoi trajnimin e organizuar nga IDM “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”.
14/12/2021

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti Komitetin Drejtues Kombëtar të krijuar në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për proceset RRR të LHT-ve dhe familjeve të tyre, organizuar nga IOM Albania

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti Komitetin Drejtues Kombëtar të krijuar në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për proceset RRR të LHT-ve dhe familjeve të tyre, organizuar nga IOM Albania

Publisher: Cve.gov.al            13/12/2021

Drejtoresha e Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi përcolli fjalën e hapjes në Komitetin e parë Drejtues Kombëtar të krijuar në kuadër të projektit: “Ndërtimi i kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor për të përballuar sfidat që lidhen me riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) dhe familjet e tyre të kthyer nga zonat e konfliktit”, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutuan objektivat e projektit, rezultatet, aktivitetet e realizuara deri më sot dhe ecuria e mëtejshme. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti tre-vjeçar është të forcojë reagimin e Ballkanit Perëndimor në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Projekti do të ndihmojë qeveritë në Ballkanin Perëndimor që të përgatiten dhe zbatojnë politika për riintegrimin dhe rehabilitimin e të kthyerve nga zonat e konfliktit në përputhje me të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë e përcaktuara në Rezolutën 2396 (2017) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Strategjinë e BE-së për Luftimin e Radikalizimit dhe Terrorizmit.