Drejtori i Qendrës CVE pjesë e panelit në tryezën e diskutimit “Sfidat dhe mundësitë e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike

Qendra CVE kontribuoi në Konferencën Rajonale “Media, terrorizmi dhe luftëtarët e huaj terroristë në Ballkanin Perëndimor”
23/11/2021
Qendra CVE organizon forum me studentët dhe pedagogët e UAMD-së mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm
25/11/2021

Drejtori i Qendrës CVE pjesë e panelit në tryezën e diskutimit “Sfidat dhe mundësitë e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike

Drejtori i Qendrës CVE pjesë e panelit në tryezën e diskutimit “Sfidat dhe mundësitë e Këshillave Vendore të Sigurisë Publike

Publisher: Cve.gov.al            25/11/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi mori pjesë në tryezën e diskutimit mbi “Sfidat dhe Mundësite e Këshillave vendor të Sigurisë Publike” që organizoi Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”, i cili po zbatohet në bashkitë: Tiranë, Kavajë, Cërrik, Librazhd, Pogradec, Mat, Shkodër, dhe Kukës me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund dhe në partneritet me Qendrën CVE.

Gjatë punimeve të tryezës ku u ndanë përvojat e deritanishme nga bashki të ndryshme në kuadër të sfidave dhe mundësive të Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, znj. Dervishi theksoi se GCERF ka lëshuar fond në mbështetje dhe koordinimin me Qendrën CVE për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile me qëllim që KVSP të bëhet një mekanizëm solid referimi për të trajtuar tematikat që kanë të bëjnë me kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm.

Znj. Dervishi u ndal në shifra konkrete që lidhen me ndërtimin e KVSP-ve duke nënvizuar se aktualisht janë  57 nga 61 gjithsej. Ajo theksoi se në bashkitë Tiranë, Kavajë, Cërrik, Librazhd, Pogradec, Mat, Shkodër dhe Kukës, KVSP-të janë të krijuara dhe se kanë nevojë për mbështetje mbi tematikat psiko -sociale dhe ndërhyrje konkrete për të ndihmuar persona që janë në risk radikalizimi për arsye socio-ekonomike apo ideologjike.

Gjatë fjalës së mbajtur, Drejtori i Qendrës theksoi gjithashtu se fokusi kryesor i punës së Qendrës CVE është në pushtetin vendor dhe edukimit, ndërsa është duke hartuar Strategjinë e re Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm ku Këshilli Vendor i Sigurisë Publike është mekanizmi kryesor i referimit për këtë Strategji, me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problematikave në nivel vendor.