Drejtori i Qendrës CVE prezantoi progresin e Shqipërisë në proceset RRR në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i grave dhe fëmijve në terrorizëm”

Qendra CVE koordinoi trajnimin e organizuar nga IDM “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”.
14/12/2021
Broshurë për nxënësit – Si mund të flasin nxënësit për ekstremizmin e dhunshëm
10/01/2022

Drejtori i Qendrës CVE prezantoi progresin e Shqipërisë në proceset RRR në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i grave dhe fëmijve në terrorizëm”

Drejtori i Qendrës CVE prezantoi progresin e Shqipërisë në proceset RRR në Konferencën Ndërkombëtare “Roli i grave dhe fëmijve në terrorizëm”

Publisher: Cve.gov.al            16/12/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi kontribuoi në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Roli i grave dhe fëmijve në terrorizëm”, organizuar nga Këshilli i Evropës, në datat 15-16 Dhjetor, zhvilluar në Strasburg, Francë.

Punimet e konferencës u fokusuan në çështjet dhe sfidat, që lindin nga kthimi në Evropë i grave dhe fëmijëve të përfshirë në organizata terroriste jashtë vendit. Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte ofrimi i një platforme të përshtatshme për shkëmbimin e informacionit me cilësi të lartë dhe ndërgjegjësimin mbi këtë temë.

Gjatë fjalës që mbajti. znj Dervishi prezantoi progresin e Shqipërisë në kuadër të proceseve të rehabilitimit, ri-integrimit dhe ri-socializimit të të riatdhesuarve nga ish-vendet e konfliktit Siri dhe Irak, me fokus të veçantë tek fëmijët. Gjithashtu, Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u ndal tek sfidat me të cilat janë përballuar aktorët që kanë kryer, koordinuar dhe monitoruar këto procese. Në këtë sesion u diskutua fizibiliteti i riintegrimit dhe rehabilitimi në Evropë i grave dhe fëmijëve, që dyshohet se janë përfshirë në vepra të lidhura me terrorizmin në Siri dhe Irak, si dhe u eksplorua efektiviteti i këtyre programeve, metodave dhe strategjitë e përdoruara.