Publisher: Cve.gov.al 28/03/2022
Publisher: Cve.gov.al 28/03/2022
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, ka zhvilluar pranë ambienteve të institucionit një takim me Atasheun e Sigurisë të Francës dhe Këshilltarin francez për projektin e Ballkanit Kibernetik.
Gjatë takimit u diskutua mbi fenomenin dhe projektet e ardhshme në lidhje me aktivitetet që ndodhin në sferën online, trajnimimet e mundshme për rritjen e kapaciteteve në sigurinë kibernetike, si dhe monitorimin kibernetik. Vëmendje të veçantë gjatë diskutimit mori edhe zhvillimi i ezkspertizave në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm për çështjet e lidhura me sigurinë.