“Fuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

Fakulteti i Drejtësisë dhe Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, gati të ndryshojnë konceptet e luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri
07/11/2023
“Bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni në luftën kundër terrorizmit & ektremizmit”
27/11/2023

“Fuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

“Fuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit”

Publisher: Cve.gov.al 17/11/2023

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, organizuan një trajnim dy ditor me temë “Fuqizimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë së Shtetit“ më 06 dhe 07 Nëntor 2023, Shefat e Patrullave të Përgjithshme dhe Shefat e Stacioneve të Policisë në të gjithë vendin. Ky trajnim, u zhvillua në përmbushje të objektivave të parashikuara në Strategjinë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën Kundër Terrorizmit 2023-2025. Qëllimi i këtij trajnimi me lektorë nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, ekspertë të prezencës së OSCE në Tiranë dhe shoqërisë civile, ishte adresimi i sfidave komplekse që paraqet fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar, Z. Denion Meidani, Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro, Përfaqësuesi i prezencës së OSCE në Tiranë Z. Darko Angelov, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për Policimin në Komunitet Kryekomisar Roland Alushani, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në fjalën e tij, Z. Meidani shprehu falënderimin për Akademinë e Sigurisë dhe në veçanti për strukturat e Policisë së Shtetit për përkushtimin dhe angazhimin në këtë front të përbashkët në mbrojtjen e komuniteteve tona dhe ruajtjen e parimeve të drejtësisë.

Detyra Juaj tejkalon thjeshtë zbatimin e ligjeve. Ju jeni mbrojtës të rendit, sigurisë dhe mirëqenies së komuniteteve tona dhe Ju bëj thirrje për një angazhim të pandalshëm për të mbrojtur vlerat e drejtësisë, barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Ne duhet të krijojmë një mjedis ku besimi, dialogu dhe bashkëpunimi mbizotërojnë – tha ndër të tjera Meidani.

Në këtë trajnim, janë shqyrtuar shenjat e hershme të shfaqjes dhe shkaqet e radikalizmit, dhe është diskutuar roli i rëndësishëm që strukturat e rendit të Policisë së Shtetit luajnë në këtë sfidë të rëndësishme. Ky trajnim ka evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin dhe përdorimit të qasjes proaktive nga ana e policisë për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin.

Nga ana e tij, Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Mandro, ka falënderuar Z. Meidani dhe Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për organizimin e këtij trajnimi ku u certifikuan 83 shefa të patrullës së përgjithshëm dhe shefa stacionesh të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, dhe përfaqësuesi i prezencës së OSCE në Tiranë Z. Angelov, shprehu vlerësimet e tij për Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Akademinë e Sigurisë si dhe theksoi se prezenca e OSCE në Tiranë do të vazhdojë të jetë një partner i pa ndarë i tyre në luftimin dhe kundërshtimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.