Fuqizimi i Strukturave Lokale për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm në Bashkinë Vlorë

Shpallje Kandidati Fitues!
01/11/2024
Projekti Rajonal mbi “Gratë dhe financimi i paligjshëm në Ballkanin Perëndimor: Rolet, cënueshmëritë dhe përgjigjet”, zhvilluar në Tiranë, më datë 05.11.2024.
06/11/2024

Fuqizimi i Strukturave Lokale për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm në Bashkinë Vlorë

Fuqizimi i Strukturave Lokale për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm në Bashkinë Vlorë

Publisher: Cve.gov.al 04/11/2024

Drejtori i qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Znj.Lejdi Dervishi zhvilloi një takim në Bashkinë Vlorë për të prezantuar programin “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të Mbështetur Procesin e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në Shqipëri” i cili sapo ka nisur te zbatohet. Si një nga pesë Bashkitë e synuara, Vlora do të përfitojë nga kjo nismë e cila synon të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e komunitetit.

Ky program do të zbatohet nga Nisma për Ndryshim Shoqëror (ARSIS) në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), nën koordinimin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me mbështetje financiare nga Fondi Global per Angazhimin dhe Rezistencën e Komunitetit (GCERF).

Gjatë takimit u prezantuan strategjitë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë angazhimin e të rinjve, liderëve fetarë, gazetarëve, shkollave, njësive administrative dhe anëtarëve të komunitet.

.