Denion Meidani
Z. Denion Meidani ka qënë Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë, përgjatë periudhës 22.06.2022 – 31.01.2024.
Denion Meidani ka kryer studimet e larta në Clark University në dy degë; atë të Shkencave Kompjuterike dhe atë të Qeverisjes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai ka një Master në Diplomaci me përqendrim në Ekonomi Ndërkombëtare nga Universiteti i Maltës si dhe një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Bocconi, në Itali.
Që prej vitit 2002, pas disa përvojash ndërkombëtare, z.Meidani është rikthyer në Shqipëri dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shqiptare, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtor i Monitorimit, Kontrollit, dhe Inspektimit pranë Autoritetit të Kontrollit Elektronik dhe Postar, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe Drejtor i Departamentit të Akcizës, dhe së fundmi Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Denion Meidani ka operuar me performancë të lartë dhe në sektorin privat për një sërë korporatash ndërkombëtare si Vodafone, SIGMA Vienna Insurance Group, KFC, PuntoPay Italia, si dhe Antenna Media Group, revista Ok!, Renault etj.
Autor i një sërë publikimesh në fushat e politikës, ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, z.Meidani, mbi të gjitha, synon të japi kontributin dhe të punojë në ekip për trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve që kërkohen mbi çështjet e terrorizmit dhe kundër terrorizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.