Intervista e Drejtorit të Qendrës se Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në MCN TV.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një takim me homologët kosovarë me qëllim shkëmbimin e përvojës në zbatimin e procesit të ri-integrimit
08/04/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në trajnimin për rritjen e njohjes dhe vlerësimit të ligjeve për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
19/04/2021

Intervista e Drejtorit të Qendrës se Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në MCN TV.

Intervista e Drejtorit të Qendrës se Koordinimit kundër Ekstremizmit të
Dhunshëm në MCN TV.

Publisher: Cve.gov.al            16/04/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi dha një intervistë në Televizionin MCN, ku bëri një panoramë të përgjithshme të aktivitetit koordinues të Qendrës CVE në kuadër të parandalimit të fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

E pyetur rreth numrit të individëve që mund të ndodhen në vendet e konfliktit në Siri dhe Irak, znj. Dervishi u shpreh se ky numër mbetet fleksibël për arsye të ndryshme, por do të preferonte të ndalej tek fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm pasi janë agjencitë ligj- zbatuese që e kanë situatën më të qartë dhe me numra konkretë.

Znj.Dervishi nënvizoi se Qendra CVE ka funksion koordinues dhe është e fokusuar në parandalimin e fenomenit. Gjatë intervistës, ajo theksoi se “në fokusin tonë primar kemi parandalimin, edukimin, informimin, dhe ndërgjegjësimin, sepse vetëm duke punuar me shkollat, komunitetet dhe strukturat vendore ne mund të parandalojmë fenomenin”.

E pyetur për marrëdhëniet me komunitetet fetare në vend, konkretisht atë mysliman, znj. Dervishi tha se “ne jemi krenarë që në maj të 2019, në këto zyra, u firmos një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Ndërfetar Shqiptar, ku bëjnë pjesë autoritetet e religjioneve zyrtare në Shqipëri”.

Gjatë intervistës, vëmendje mori edhe eksperienca e Qendrës CVE krahasuar me atë të vendeve në rajon. Lidhur me këtë, Znj. Dervishi u shpreh se “Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka ndërtuar një Qendër Koordinimi Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e cila nuk varet nga Ministria e Brendshme apo institucionet ligj-zbatuese, por është në varësi të Kryeministrisë me qëllim hartimin e politikave afatgjata”.