Koordinatori Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në intervistën e dhënë konfirmon se shqiptarët që ndodhen në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri (burra, gra dhe fëmijë), janë objekt i vëmendjes së qeverisë.
Partnerët po ndërmjetësojnë me autoritetet nëpër kampet e Sirisë dhe Irakut për t’i sjellë në Shqipëri. Koordinatori Kombëtar sqaron se vendi yne ka kapacitete të krijuara në fushën e edukimit, në fushën e mbrojtjes sociale dhe trajtimit psikologjik, për të gjithë personat që do të ri-atdhesohen.