PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:
Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, duke folur për emisionin “Diplomaticus”, të gazetarit Erion Kaçorri, shprehet se Qeveria shqiptare ka një strategji të qartë për deradikalizimin dhe ri-integrimin e shtetasve shqiptarë që u angazhuan në strukturat e ISIS-it. “Shkëmbehen të dhënat e nevojshme nga burimet zyrtare të mirëpërcaktuara, sepse kur kemi parasysh që gra dhe fëmijë kërkojnë të kthehen, ne ligjërisht nuk kemi krijuar pengesa artificiale, por marrja e iniciativave kërkon së pari sigurinë karshi qytetarëve. Kemi parasysh që ka individë që jo thjesht janë ekspozuar, por edhe kanë marrë pjesë në grupe terroriste si ISIS dhe të gjithë ata trajtohen me shumë sensitivitet”, deklaron Sojati për News 24.