Konferenca “Shkolla Qendër Komunitare” për Promovimin e Modelit për një Shoqëri të Sigurt

“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79
23/09/2024
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
10/10/2024

Konferenca “Shkolla Qendër Komunitare” për Promovimin e Modelit për një Shoqëri të Sigurt

Konferenca “Shkolla Qendër Komunitare” për Promovimin e Modelit për një Shoqëri të Sigurt

Publisher: Cve.gov.al 30/09/2024

Në kuadër të përpjekjeve për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe të qëndrueshme, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si mbeshtetëse kryesore  e iniciativave kombëtare dhe ndërkombëtare që synojnë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm mori pjesë në konferencën vjetore “Shkolla Qendër Komunitare”, e cila shërben si një platformë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, komuniteteve, të rinjve dhe organizatave të ndryshme.

Konferenca mblodhi bashkë 246 përfaqësues nga institucione vendore e qendrore, Policia e Shtetit, komunitetet fetare, të rinj nga gjimnaze të ndryshme, mësues, prindër, organizata rinore, përfaqësues nga sektori privat dhe media. Qëllimi i saj është të fuqizojë të rinjtë dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollave, komuniteteve dhe institucioneve lokale për të adresuar sfidat në rritje të ekstremizmit të dhunshëm.

Pjesë e kësaj konference ishin E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikë, znj. Nancy VanHorn, Ministri i Brendshëm, z. Ervin Hoxha, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, Koordinatorja Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, dhe Sotiraq Hroni, Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Programi “Shkolla si Qendër Komunitare”, i cili filloi në vitin 2017, është një nga iniciativat më të rëndësishme për fuqizimin e të rinjve në rolin e tyre udhëheqës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky program ka përfshirë më shumë se 30 shkolla të mesme25 bashki në të gjithë Shqipërinë, duke ndërtuar një qasje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimet e ekstremizmit në komunitetet lokale.

Gjatë konferencës, Ministri i Brendshëm, z. Ervin Hoxha, theksoi se modeli i Shkollës si Qendër Komunitare duhet të zgjerohet, duke konsideruar edukimin dhe angazhimin qytetar si elementë kyç për ndërtimin e një shoqërie të sigurt. “Shkolla si Qendër Komunitare” ka krijuar një platformë të fuqishme për bashkëpunimin horizontal ndërmjet institucioneve të sigurisë, shkollave dhe komuniteteve, duke përmirësuar përgjigjet ndaj sfidave të ekstremizmit të dhunshëm.

Koordinatorja Kombëtare për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, e vuri theksin tek rëndësia e një qasjeje shumëaktoriale, ku përfshihen aktorë nga të gjitha nivelet e shoqërisë, si nxënësit, mësuesit, psikologët, oficerët e sigurisë, koordinatorët e ekstremizmit të dhunshëm, prindërit dhe institucionet vendore. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Policisë së Shtetit dhe autoriteteve vendore, duke e konsideruar këtë partneritet si një model të shkëlqyer të suksesit që mund të arrihet përmes punës së përbashkët.

Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së komunitetit në rritjen e qendresës sociale

Përmes modelit të Shkolla Qendër Komunitare, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm vazhdon të luajë një rol qendror në fuqizimin e komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme në Shqipëri. Me përfshirjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë dhe ndërtimin e rrjeteve të forta bashkëpunimi, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt për vendin.