Takimi u dha mundësi të pranishmëve për të shkëmbyer përditësimet e fundit mbi zbatimin e Strategjive të tyre Kombëtare të Parandalimit ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (P/CVE), duke u fokusuar mbi rolin e radikalizimit në internet dhe për të diskutuar mbi Planin e Veprimit të Përbashkët kundrejt terrorizmit për Ballkanin Perëndimor. Në takim ishte i pranishëm në emër të Qeverisë Shqiptare, Z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Drejtor i Qendrës CVE – Shqipëri. Për më tepër, ky takim u mundësoi të pranishmëve të njihen me Forumin e Internetit të Bashkimit Europian dhe Njësinë e Referimit në Internet të EUROPOL-it.