Koordinatori Kombëtar prezanton programin kombëtar dhe sfidat në lidhje me ri-integrimin e luftëtarëve të huaj terroristë në tryezën e punës organizuar nga Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (Racviac), mbajtur në Zagreb të Kroacise nga 11-13 Nentor

Qendra CVE në tryezën e II- të të punës me donatorët që mbështesin parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm
07/11/2019
Eksperienca e qendrës CVE në Konferencën rajonale për adresimin e radikalizimit nëpër burgje
13/11/2019

Koordinatori Kombëtar prezanton programin kombëtar dhe sfidat në lidhje me ri-integrimin e luftëtarëve të huaj terroristë në tryezën e punës organizuar nga Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (Racviac), mbajtur në Zagreb të Kroacise nga 11-13 Nentor

Koordinatori Kombëtar për cështjet e ekstremizmit të dhunshëm prezantoi programin kombëtar, politikat, mësimet e marra dhe sfidat në lidhje me ri-integrimin e Luftetarëve të Huaj Terroristë (LHT) në tryezën e punës që Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë (RACVIAC) organizoi ne Zagreb të Kroacise nga 11-13 Nëntor.

Tryeza  e punës u fokusua në zhvillimin e strategjive për rehabilitimin dhe ri-integrimin  e luftëtarëve të huaj terroristë dhe u bazua në implementimin e Rezolutës 2178. Qëllimi i kësaj tryeze pune është vlerësimi i politikave ekzistuese, programeve dhe aktorëve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Gjithashtu me rëndësi është edhe vlerësimi i  sfidave të reja në lidhje me rolin e  organizatave të shoqërise civile, komunitetit fetar, rinisë dhe sistemit arsimor në rehabilitimin dhe ri-integrimin pas kthimit të luftëtarëve të huaj terroriste dhe anëtareve të familjes së tyre, veçanërisht fëmijet të cilët i ndiqnin në apo nga zonat e luftes.