Kryerja e Vlerësimit të Riskut në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit në Sektorin Jofitimprurës

Qendra CVE çertifikon 10 studentët e parë të ciklit të dytë të studimeve, master profesional ndërdisiplinor, për praktikën profesionale.
10/07/2019
Tur takimesh ndërgjegjësuese me bashki dhe prefektura
13/08/2019

Kryerja e Vlerësimit të Riskut në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit në Sektorin Jofitimprurës

DATA (26-27 Shkurt 2019) , Tivar, Montenegro

PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:

Qendra e koordinimit CVE u ftua të jepte kontributin e saj në seminarin rajonal: “Kryerja e Vlerësimit të Riskut në Luftën kundër Financimit të Terrorizmit, në Sektorin Jofitimprurës”. Seminari dy ditor (26-27 Shkurt 2019) u organizua nga Këshilli i Evropës në Tivar, Mal të Zi, me përfaqësues nga juridiksionet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Seminari synonte në forcimin e  kapaciteteve të qeverive për t’u mbrojtur nga kërcënimi i terrorizmit, dhe në zhvillimin e qasjeve të përbashkëta me qëllim zbatimin e vlerësimeve të riskut për sektorin jofitimprurës. Këto vlerësime risku u shërbejnë politikëbërësve, për të kuptuar sfidat aktuale që paraqet abuzimi potencial terrorist i Organizatave Jofitimprurëse (OJF), duke iu ofruar atyre mundësi njohjeje të mjeteve dhe mënyrave për parandalimin e këtij fenomeni. Seminari kishte si synim edhe përmirësimin e zbatimit të standardeve relevante dhe rekomandimeve të dhëna në raportin MONEYVAL (Raporti për Shqipërinë i publikuar në vitin 2018).

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, përfaqësuesi i Qendrës CVE u prezantoi të pranishmëve modelin shqiptar dhe hapat konkrete të ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare në trajtimin e këtij fenomeni me qëllim kundërvënien dhe parandalimin e tij.

Gjatë seminarit, vendet pjesëmarrëse si Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Turqia dhe Mali i Zi u njohën me zhvillimin e mjeteve dhe metodologjive praktike për ndjekjen e rezultateve të vlerësimeve të riskut dhe për zhvillimin e reagimeve të duhura rregullatore apo legjislative.

LINK: https://www.coe.int/en/web/corruption/-/countries-of-the-western-balkans-and-turkey-to-discuss-assessing-terrorist-financing-risks-in-non-profit-organizations