Lejdi Dervishi
Në qershor 2022, ajo përfundoi misionin e saj si Koordinatore Kombëtare / Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kombëtare të Koordinimit për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE, 2018-2022) pranë Zyrës së Kryeministrit. Znj. Dervishi është kthyer nga Diaspora në Shqipëri, në vitin 2017 pas rreth 10 vitesh dhe ka punuar gjithashtu si Këshilltare Teknike Ndërlidhëse për organizatën ndërkombëtare IOM-Tirana e atashuar në Zyrën e Ministrit të Shtetit për Diasporën pranë Kryeministrisë (2018).
Znj. Dervishi ka një njohuri të gjerë profesionale për çështjet ndërkombëtare dhe europiane, marrëdhëniet me jashtë dhe të sigurisë dhe flet rrjedhshëm tre gjuhë të huaja (anglisht, italisht, frëngjisht). Ajo ka kryer tre Master të nivelit të dytë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike (2016-2017), studime të sigurisë dhe inteligjencës (2018-2019) si dhe Studime Evropiane (2006-2008) në Shqipëri dhe Itali (SIOI, Link Campus University, ISE).
Për më tepër, ekspertiza e saj përqendrohet në çështjet që lidhen me Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çon në Terrorizëm (P/CVERLT) si dhe efektin e ndryshimeve gjeopolitike që mund të ketë ky fenomen si dhe proceset e rehabilitim-riintegrimit të ish-luftëtarëve të huaj terroristë (Fr-FTF) dhe “të kthyerve” nga zonat e konfliktit të Sirisë dhe Irakut, veçanërisht me fokus në Ballkanin Perëndimor, vendet e NATO-s dhe rajoni MENA-s.
Prej vitit 2020, ajo ka bashkëpunuar për tematikat e profilizimit të saj me Organizata të ndryshme të Kombeve të Bashkuara (UNOCT, UNICRI, UNICEF, GCERF, Hedayah, etj.) si dhe organizata dhe rrjete të tjera ndërkombëtare dhe rajonale si BE, OSBE, RCC, RAN, etj.
Që nga viti 2019, ajo është lektore e jashtme në Kursin e NATO-s për zyrtarë të lartë në Kolegjin Shqiptar të Mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes si dhe relatore në evente të Programit të Shkencës së Avancuar të NATO-s për Paqen dhe Sigurinë.
Publikime Akademike:
Punimi i diplomës Master (Magjistral) mbrojtur pranë Universitetit të Studimeve të Sienës, Itali, me titull “Evolucioni i NATO-s: Nga Lufta Konvencionale në Hibride” u botua on-line (2016) nga Biblioteka Multimediale e NATO-s (Bruksel) në linkun këtu