Publisher: Cve.gov.al 02/12/2022
Publisher: Cve.gov.al 02/12/2022
Më datë 01 Dhjetor 2022, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Denion Meidani dhe ekipi i tij, pritën në një vizitë zyrtare, delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Antiterrorit të Republikës së Kosovës.
Delegacioni i Kosovës kryesohej nga Z. Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Z. Luan Keka, Drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizimit të Policisë së Kosovës, Znj. Ganimete Gërbovci, Shefe e Divizionit CVE pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës si dhe zyrtare të Prezencës së OSBE Kosovë dhe OSBE Shqipëri.
Kjo vizitë, ishte në kuadër të një vizitë dy ditore të zhvilluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë të delegacionit Kosovar në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dy palësh dhe atij rajonal në luftën e përbashkët kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Z. Meidani, falënderoi Kryetarin e Delegacionit të Kosovës Z. Hoti për bashkëpunimin e ngushtë të ndërsjellët, Divizionin e CVE në Kosovë dhe veçanërisht të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Z. Xhelal Sveçla për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave si dhe për punën e përbashkët në programet RRR. Gjithashtu, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, informoi Z. Hoti iniciativat e tij në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri si dhe planin e reformimit dhe standardizimin të QKEDH.
Nga ana e Tij, Z. Hoti falënderoi Z. Meidani dhe nëpërmjet tij Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore dhe theksoi faktin që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë shumë ngushtë në luftën kundër radikalizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu, mendoj që ka ardhur koha që çdo iniciative apo projekt që ndërmerret në këtë drejtim, të jetë dypalësh me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e efiçencës. – tha Hoti.
Drejtori i Drejtorisë kundër Terrorizimit të Policisë së Kosovës, Z. Luan Keka, pasi falënderoi Z. Meidani për mikpritjen, u shpreh që dy institucionet tona do të rrisin më tej bashkëpunimin bilateral në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Z. Hoti dhe Z. Meidani, në mbyllje të takimit falënderuar Prezencën e OSBE Shqipëri dhe Kosovë për mbështetjen dhe organizimin e kësaj vizite si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE ka dhënë për të dy vendet tona në projekte të ndryshme për kundërshtimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit.