PERMBLEDHJE E SHKURTER MBI TEMATIKAT E TRAJTUARA:
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, më 10 korrik 2019, çertifikoi për zhvillimin e praktikës profesionale 10 studentë në ciklin e dytë të studimeve master ndërdisiplinor “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Fakultetit të Drejtësise, Univeristeti i Tiranes.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale siguroi për këta studentë realizimin e praktikës profesionale pranë Qendrës CVE, për periudhën 10.11.2018 – 22.02.2019. Çertifikimi i tyre ishte finalizmi i bashkëpunimit të ndërsjelltë. Në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave përshëndetën iniciativën për ndërhyrjet në sistemin universitar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Koordinatori Kombëtar z. Agron Sojati, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, z. Edmond Rapti si edhe të ftuar të pranishëm në aktivitet. Ky bashkëpunim rezultativ është hapi i parë i ndërhyrjeve në sistemin universitar, i cili do të vijoj me masa të tjera të parashikuara në Planin e Veprimit.