Qendra CVE dhe Delegacioni i BE-së organizojnë seminar trajnues kundër propagandës ekstremiste në internet

Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
21/11/2019
Qendra CVE vijon takimet ndërgjegjësuese në bashkitë Lushnje, Fier dhe në Vlorë
18/12/2019

Qendra CVE dhe Delegacioni i BE-së organizojnë seminar trajnues kundër propagandës ekstremiste në internet

Në ambjentet e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u zhvillua seminari trajnues operacional dedikuar kundërshtimit të propagandës radikale, ekstremiste të dhunshme dhe terroriste në internet.

Ka qenë Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur në fillim punimet e këtij seminari dhe me pas, duke iu drejtuar Koordinatorit Kombëtar, z. Sojati, ka shprehur përgëzimet e tij për sukseset e arritura në Shqipëri në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për aktivitetin në vijim të Qendrës CVE.

Shqipëria, e njohur si një model i mirë në rajon lidhur me kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm, është identifikuar nga Komisioni Evropian dhe nga IISG, Support Group, si vendi i parë në rajon për të zhvilluar një trajnim të tillë me Europol.

Qëllimi i këtij seminari trajnues ishte përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis çdo vendi në rajon dhe Europolit në kundërshtimin e narrativave me përmbajtje terroriste në internet.