Qendra CVE dhe UNICRI trajnojnë punonjësit e vijës së parë

Qendra CVE dhe organizata “SHIS” në aktivitetin përmbyllës të projektit “Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”
30/09/2020
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në takim me kreun e Komunitetit Mysliman në vend
06/10/2020

Qendra CVE dhe UNICRI trajnojnë punonjësit e vijës së parë

Qendra CVE dhe UNICRI trajnojnë punonjësit e vijës së parë

Publisher: Cve.gov.al            01/10/2020

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit të Krimit Ndër-Rajonal dhe të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara (UNICRI), organizoi nga data 28 shtator deri më 2 tetor, trajnimin me temë: “Praktikat e mira të Hagës të Forumit Botëror të Kundër-terrorizmit mbi lidhjen midis Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe Terrorizmit”, trajnim i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi. Gjatë këtij aktiviteti, të zhvilluar në Tiranë, u trajnuan 28 punonjës të vijës së parë me pjesëmarrje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pushteti vendor, universitetet, komunitetet fetare, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, si dhe me përfaqësues nga institucionet e zbatimit të ligjit.
Pjesëmarrësit u trajnuan mbi sigurinë që komunitetet të marrin akses në shërbimet bazë, forcimin e skemave të punësimit dhe zhvillimit përmes iniciativave ekonomike, mbështetja dhe forcimi i programeve rehabilituese dhe ri-integruese, rritja e vetëdijes dhe aftësive relevante të aktorëve të vijës së parë për lidhjen ndërmjet krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit, si dhe rritja e kapaciteteve për të monitoruar hapësirën online. Përgjatë dy viteve, 2019-2020, përmes këtij bashkëpunimi janë trajnuar rreth 60 zyrtarë shqiptarë.