Publisher: Cve.gov.al 30/08/2021
Publisher: Cve.gov.al 30/08/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm monitoroi aktivitetin e zhvilluar nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri (WCDCA) për krijimin e këshillit të gruas në qytetin e Kavajës, në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky aktivitet kishte për qëllim fuqizimin e rolit të grave në komunitete, për të nxitur bashkëpunimin, kohezionin social dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme.
Aktiviteti ishte pjesë e programit që do të zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me Qendrën CVE, Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri dhe Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve me mbështetjen financiare të Fondi Global i Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë të Komunitetit – GCERF