Qendra CVE kontribuon në takimin organizuar nga GIZ mbi përgjegjësitë e raportimit për Raportin TE-SAT

Qendra CVE pjesë e simpoziumit të GCERF në Shkup mbi rehabilitimin në komunitet të të kthyerve nga zonat e konfliktit
01/11/2021
Drejtori i Qendrës CVE kontribuon në konferencën e organizuar nga RCC për impaktin e krizës së Afganistanit në Ballkanin Perëndimor
08/11/2021

Qendra CVE kontribuon në takimin organizuar nga GIZ mbi përgjegjësitë e raportimit për Raportin TE-SAT

Qendra CVE kontribuon në takimin organizuar nga GIZ mbi përgjegjësitë e raportimit për Raportin TE-SAT”

Publisher: Cve.gov.al            04/11/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në takimin e organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku u diskutua mbi përgjegjësitë e raportimit që lidhet me Raportin TE-SAT.

Në fokus të takimit që u zhvillua në kuadër të projektit “Lufta Kundër Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor” ishte diskutimi i çështjes mbi përgjegjësitë e raportimit të Koordinatorit Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të Ministrisë së Brendshme si dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Gjatë takimit, vëmendje mori dhe përmirësimi i hartimit të këtij raporti me qëllim pasqyrimin sa më të saktë të situatës aktuale në vendin tonë.