Publisher: Cve.gov.al 02/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 02/06/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbështeti aktivitetin “Dialog me Komunitetin”, që u zhvillua në Bicaj të Kukësit, në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri”, i cili po zbatohet nga organizata Young Women’s Christian Association (YWCA) of Albania.
Gjatë takimit, ku morën pjesë përfaqësues vendorë të strukturave të Policisë së Shtetit, të Shërbimeve Sociale, të Aftësimit Profesional dhe Zyrës së Punës, të Shërbimit Psikosocial, të Zyrës Arsimore si dhe pjesëtarë nga komuniteti, u trajtuan çështjet të tilla si: pabarazia gjinore, mënyrat e parandalimit të fenomenit, nxitja e barazisë gjinore për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, etj.
Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të këtij projekti që realizohet me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve, synon krijimin e një komuniteti ku gratë e zonave rurale janë më të informuara, ndërgjegjësuara, aktive dhe të pavarura ekonomikisht, për të qenë aktorë kryesorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.