Qendra CVE mbledh donatorët në tryezën e dytë të punës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE dhe IOM, bashkë në ri-integrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria
31/10/2019
Qendra CVE në tryezën e II- të të punës me donatorët që mbështesin parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm
07/11/2019

Qendra CVE mbledh donatorët në tryezën e dytë të punës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE organizoi më 7 Nëntor tryezën e dytë të punës së donatorëve në kuadër të koordinimit të rolit dhe mbështetjes që ata japin në fushën e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm. Tryeza u zhvillua në bashkërendim me Grupin Integrues për Qeverisjen e Sigurisë së Brendshme, mbështetur nga BE.

Në këtë takim i bashkëdrejtuar nga Koordinatori Kombëtar për Planin Kombëtar të veprimit kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, z. Agron Sojati dhe Z. De Ceuninck, Këshilltar Rajonal i Kundër-terrorizmit dhe Këshillit të Sigurisë morën pjesë përfaqësues evropinanë dhe ndërkombëtarë që jane të interesuar dhe mbështesin qasjen gjithëpërfshirëse ndër-institucionale të të gjithë shoqërisë sone kundër këtij fenomeni, si: Ambasada e SH.B.A -së, Delegacioni i BE-së, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Ambasada Italiane, Ambasada Hollandeze dhe Ambasada Zvicerane.

Koordinatori kombëtar informoi pjesëmarrësit mbi rezultatet e punës dhe të iniciativave të ndërmarra në fusha të ndryshme ndërhyrjeje në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit, mbi veprimtarinë e kryer gjatë vitit 2019 në fushën e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa përfaqësuesit e donatorëve shprehën interesin e tyre për të mbështetur Qendrën CVE në nevojat e lidhura me planin shtesë ndër-institucional të veprimit të miratuar nga Kryeministri “Për pritjen dhe trajtimin e shtetasve shqiptarë që kthehen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak”.

Tryeza e punës i dha rëndësi harmonizimit të përpjekjeve të përbashkëta për koordinimin e mëtejshëm të adresimit të çështjeve që nevojiten të merren në konsideratë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në territorin kombëtar.