Qendra CVE merr pjesë në konferencën e pestë rajonale të koordinimit të sigurisë “Jumbo Security Conference”.

Qendra CVE merr pjesë në takimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve kombëtarë të P/CVE
12/11/2020
Organizimi i sesioneve sesionet ndërgjegjësuese me kryetarët e bashkisë dhe prefektët e qarqeve Kukës, Dibër dhe Shkodër
24/11/2020

Qendra CVE merr pjesë në konferencën e pestë rajonale të koordinimit të sigurisë “Jumbo Security Conference”.

Qendra CVE merr pjesë në konferencën e pestë rajonale të koordinimit të sigurisë “Jumbo Security Conference”.

Publisher: Cve.gov.al           19/11/2020

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi mori pjesë në një ndër konferencat vjetore më të rëndësishme të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Ministria e Brendshme Italiane.

Konferenca e Pestë Rajonale e Koordinimit të Sigurisë kishte synim mbështetjen e përpjekjeve për modernizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe me vendet e BE-së.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organeve të BE-së, përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, organizatave përkatëse dhe OSHC-ve, të cilët diskutuan arritjet dhe sfidat në përparësitë kryesore të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Dervishi mori pjesë si paneliste në Sesionin II: “Kërcënimi terrorist midis skenarëve të vjetër dhe të rinj”.