Qendra CVE merr pjesë në takimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve kombëtarë të P/CVE

Drejtori i qendrës CVE në emisionin “Java” në RTSH mbi zbatimin e planit të rehabilitimit dhe të ri-integrimit të të riatdhesuarve
06/11/2020
Qendra CVE merr pjesë në konferencën e pestë rajonale të koordinimit të sigurisë “Jumbo Security Conference”.
19/11/2020

Qendra CVE merr pjesë në takimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve kombëtarë të P/CVE

Qendra CVE merr pjesë në takimin e rrjetit rajonal të koordinatorëve kombëtarë të P/CVE

Publisher: Cve.gov.al            12/11/2020

Qendra CVE mori pjesë në takimin vjetor rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë të P/CVE-së, i cili u zhvillua në formatin onlinë më 12 nëntor. Diskutimi i takimit u fokusua në proceset Rehabilituese/Reintegruese për Luftëtarët e Huaj Terroristë dhe familjet e tyre.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi parashtroi dy planet kombëtare që po zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. I pari është plani që po zhvillohet në një bashki të vendit që nga muaji maj i këtij viti, ndërsa i dyti është plani me të ri-atdhesuarit nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak që u zhvilluar më 27 tetor po të këtij viti.

Të gjithë Koordinatorët Kombëtarë Rajonalëpasqyruan eksperiencën e vendeve të tyre në trajtimine fenomenit në fjalë si dhe ndanë praktikat, specifikat si dhe sfidat për të ardhmen.