Qendra CVE merr pjesë në tryezën rajonale në nivel lokal në Dibër me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Qendra CVE zhvilloi tryezën rajonale në nivel lokal me përfaqësues të Bashkisë Dibër, Bashkisë Bulqizë dhe të Dibrës së Madhe (Maqedoni e Veriut), me fokus bashkëpunimin ndërkuftar midis bashkive në fjalë me temë “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndarja e praktikave të mira të trajtimit të faktorëve që çojnë në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm”
Takimi synoi ndarjen e praktikave të mira me qëllim rritjen e përfshirjes dhe bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të shërbimeve sociale dhe shoqërisë civile të Dibrës, Bulqizës, dhe Dibrës së Madhe (Maqedonia e Veriut), mbi mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta për t’i ardhur sa më mirë në ndihmë komuniteteve të rrezikuara, si dhe diskutime mbi modalitetet e bashkëpunimit me qëllim vendosjen e një partneriteti të qëndrueshëm.
Ky bashkëpunim ndërkufitar u mirëprit nga kryetarët e bashkive të përfshira, të cilët ftuan për pjesëmarrje edhe drejtoritë e shërbimeve sociale dhe OJF-të lokale që janë aktorë në linjë të parë për zgjidhjen e këtyre problematikave