Publisher: Cve.gov.al 05/11/2020
Publisher: Cve.gov.al 05/11/2020
Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në kuadër të vijimit të angazhimit të të rinjve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ftesa e marrë nga Qendra CVE është në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit të mirë me autoritetet dhe bashkësitë fetare në vend.
Në fjalën e saj përshëndetëse,znj. Dervishi prezantoi hapat e hedhura dhe masat e marra nga Republika e Shqipërisë në drejtim të kundërshtimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke shprehur mbështetjen ndaj rrjetit rinor të ngritur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në kuadër të këtij projekti.
Takimin e përshëndetën edhe Ambasadorja e SHBA-ve, znj. YuriKim dhe Zëvendësministri i Brendshëm, znj. Romina Kuko.