Qendra CVE mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Qendra CVE në bashkëpunim me misionin e Terre des Hommes trajnuan punonjësit e Bashkisë në Librazhd për riintegrimin në komunitet të të kthyerëve nga zonat e konfliktit
16/07/2021
Qeveria shqiptare finalizon operacionin e tretë të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga kampet Al-Hawl dhe Roj në Sirinë Veriore.
01/08/2021

Qendra CVE mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Qendra CVE mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Publisher: Cve.gov.al            20/07/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e mbajtur ditën e martë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në pritjen e organizuar morën pjesë personalitete fetarë e shtetërorë, diplomatë e besimtarë të shumtë nga Tirana e qytete të tjerë të Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera ku jetojnë e punojnë komunitete besimtarësh bektashian.

Gjatë aktivitetit u ndanë mesazhe pozitive, nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj në cilësinë e Kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, të cilat përcjellin në të njëjtën kohë vlerat më të mira që mbart shoqëria Shqiptare.