Qendra CVE në takim me studentët e Universitetit Bedër në kuadër të programit të Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë.

Qendra CVE realizoi një takim me palën homologe maqedonase për shkëmbimin e eksperiencave mbi proceset e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit të ish-luftëtarve të huaj dhe familjeve të tyre.
10/09/2021
Drejtori i Qendrës CVE mbajti një takim me Drejtorin e DAT në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të PKK Kapshticë për identifikimin dhe parandalimin e personave të radikalizuar që tentojnë të hyjnë në vend përmes flukseve migratore nga vendet e Lindjes së Mesme
15/09/2021

Qendra CVE në takim me studentët e Universitetit Bedër në kuadër të programit të Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë.

Qendra CVE në takim me studentët e Universitetit Bedër në kuadër të programit të Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë.

Publisher: Cve.gov.al            15/09/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mirëpriti në takim, pranë ambjenteve të sallës Europa, studentë të Kolegjit Universitar Bedër në kuadër të programit tre-ditor të Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë në Kolegjin Universitar Bedër.

Gjatë takimit, që bashkoi studentë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, studentët u informuan rreth kuadrit ligjor të mirëfunksionimit të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe mbi hartimin e politikave në kuadër të proceseve të parandalimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Programi tre ditor i Institutit për Lirinë e Besimit Fetar dhe Demokracinë në Kolegjin Universitar Bedër mbështetet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.