Qendra CVE në videokonferencë me partnerë të BE-së dhe të rajonit mbi projektin e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e kthimit të LHT-ve

Qendra CVE dhe MASR në takimin e parë informues me drejtorët e drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar për ri-integrimin e fëmijve të kthyer nga Siria në shkollë
11/06/2020
Prezantohet Drejtori i ri i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
07/07/2020

Qendra CVE në videokonferencë me partnerë të BE-së dhe të rajonit mbi projektin e forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e kthimit të LHT-ve

06/07/2020

Qendra CVE ka marrë pjesë në videokonferencën me shtete partnere të BE-së dhe të Rajonit që u zhvillua në kuadër të Projektit: “Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e kthimit të FTF-ve dhe anëtarëve të familjes së tyre, përfshirë zhvillimin e shkëmbimeve më të strukturuara midis praktikuesëve në niveli rajonal”.

Gjatë takimit online, çështjet e diskutuara ishin kornizat e politikave, sfidat dhe nevojat në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e menaxhimit të të kthyerve nga ish- vendet e konfliktit, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre duke përfshirë zhvillimin e shkëmbimeve më të strukturuara që operojnë në nivel rajonal.

Një ndalesë e rëndësishme gjatë zhvillimit të videokonferencës ishte edhe kuadri i politikave dhe masave në fuqi në shtetet anëtare të BE-së, duke u shoqëruar me prezantime nga Gjermania dhe Franca.