Qendra CVE ofron vizionin e saj në nisje të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Në takimin e 9-të të autoriteteve të sigurimit kombëtar Koordinatori Kombëtar prezanton ecurinë e zbatimit të strategjisë kombëtare
24/10/2019
Qendra CVE me aktorë të tjerë në sesione informimi me të rinjtë në procesin e mbikqyrjes së provës
25/10/2019

Qendra CVE ofron vizionin e saj në nisje të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Në nisje të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet modelit “Shkolla si Qendër Komunitare”, Qendra CVE u ftua për të ofruar vizionin dhe detyrimet e Planit të Veprimit për CVE-në me rastin e nisjes së këtij projekti i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Projekti ka për qëllim të fuqizojë komunitetet lokale të Durrësit, Shijakut, Vorës, Krujës, Fushë-Krujës, Peqinit dhe Kasharit, për një kohëzgjatje nga 1 tetor 2019 deri në 30 dhjetor 2020. Ky model mbështetet në përvojën e fituar, gjatë 2 viteve të fundit në Peqin dhe Cërrik dhe nga nisma të tjera të ngjashme të ndërmarra gjatë kësaj periudhe.