Qendra CVE përshëndeti mbylljen e programit “STRIVE for Impact” organizuar nga Global STRIVE-Hedayah

Drejtori i Qendrës CVE kontribuon në konferencën e organizuar nga RCC për impaktin e krizës së Afganistanit në Ballkanin Perëndimor
08/11/2021
Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën: “Prezantimi i Rrjetit të Grave Paqendërtuese në Nivel Lokal”, organizuar nga WCDCA.
16/11/2021

Qendra CVE përshëndeti mbylljen e programit “STRIVE for Impact” organizuar nga Global STRIVE-Hedayah

Qendra CVE përshëndeti mbylljen e programit "STRIVE for Impact" organizuar nga Global STRIVE-Hedayah

Publisher: Cve.gov.al            10/11/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm përshëndeti aktivitetin përmbyllës të programit “STRIVE for Impact”, të organizuar nga Global STRIVE-Hedayah.

Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi përmbylli rekomandimet e konferencës, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të parandalimit dhe ri-integrimit, duke u ndalur tek praktikat që ka ndjekur Shqipëria.

Znj. Dervishi pasi falënderoi Zv.Drejtorin e Hedayah, z.Veenkamp për mbështetjen, theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave vendorë të referimit për referimin e rasteve, si dhe bashkëpunimin me komunitetet fetare duke e shtrirë fokusin në angazhimin e të rinjve në parandalimin e radikalizmit.

Organizatat e shoqërisë civile përfituese të programit në Shqipëri kanë realizuar produkte të ndryshme si:

Mbështetje e nivelit lokal për ngritjen e mekanizmave për identifikimin, parandalimin dhe riintegrimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (Këshillat Lokale të Sigurisë Publike, shkollat ​​etj.), manuale trajnimi, udhëzues për aktorët e vijës së parë për identifikimin, parandalimin dhe riintegrimin, ngritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe luftimin e fenomeneve, si dhe organizimin e seminareve të ndryshme, forume, aktivitete lokale dhe konferenca mbi fenomenin duke zhvilluar mjete të tilla si, linja e këshillimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, kërkime të ndryshme në bashkëpunim edhe me përfaqësues të komuniteteve fetare.