Publisher: Cve.gov.al 26/02/2021
Publisher: Cve.gov.al 26/02/2021
Qendra CVE mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Evropës “Promovimi i kursit HELP për parandalimin e radikalizmit në Shqipëri”. Ky kurs ka në qendër të tij rritjen e njohurive të punonjësve të sistemit të burgjeve për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Drejtori i Qendrës CVE, znj. Lejdi Dervishi përshëndeti këtë aktivitet duke vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Këshillin e Evropës dhe njëherazi theksoi rëndësinë e iniciativave të tilla, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejtë për rritjen e njohurive të punonjësve që angazhohen në institucionet e sistemit të burgjeve.