Publisher: Cve.gov.al 01/12/2021
Publisher: Cve.gov.al 01/12/2021
Qendra e koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u bë pjesë e trajnimit të organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor “Menaxhimi i fëmijëve dhe familjareve të rikthyer nga territoret e kontrolluara më parë nga ISIS” që u organizua nga Rrjeti i Ndërgjegjësimit për Radikalizmin.
Në trajnim u prezantua modeli i ndjekur nga Helsinki në kuadër të ri-integrimit të fëmijëve të rikthyer dhe familjareve të tyre. Në këtë trajnim u diskutua mbi trajtimin e fëmijëve dhe familjarëve të rikthyer nga zonat e konfliktit si dhe angazhimi i strukturave ekzistuese për t’i shërbyer sa më mirë procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre.