Qendra CVE së bashku me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) zhvilloi tryezën e punës në kuadër të projektit “Kryerja e kërkimit për drejtimin e mesazheve P/CVE në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja e Qendrës Shqiptare të CVE-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe strategjike të komunikimit”

Qendra CVE dhe homologët kosovarë shkëmbejnë përvojat e mira në nivel rajonal
26/01/2021
Qendra CVE në konferencën kombëtare “Krijimi i komuniteteve të qëndrueshme dhe aktivizimi i të rinjve përmes modelit “Shkolla Qendër Komunitare”
28/01/2021

Qendra CVE së bashku me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) zhvilloi tryezën e punës në kuadër të projektit “Kryerja e kërkimit për drejtimin e mesazheve P/CVE në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja e Qendrës Shqiptare të CVE-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe strategjike të komunikimit”

Qendra CVE së bashku me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) zhvilloi tryezën e punës në kuadër të projektit “Kryerja e kërkimit për drejtimin e mesazheve P/CVE në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja e Qendrës Shqiptare të CVE-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe strategjike të komunikimit”

Publisher: Cve.gov.al            28/01/2021

Qendra CVE bashkë-organizoi me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes tryezën e punës në kuadër të projektit: “Kryerja e kërkimit për drejtimin e mesazheve P/CVE në Bashkinë e Tiranës dhe mbështetja e Qendrës Shqiptare të CVE-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe strategjike të komunikimit”.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes është partneri implementues i këtij projekti që zhvillohet në kuadër të objektivit të dytë strategjik të Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm: Komunikimi Strategjik.

Gjatë punimeve të tryezës, Qendra CVE prezantoi katër projekt-ide për realizimin e katër spoteve të ndërgjegjësimit mbi parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm që çon në terrorizëm, sipas linjave ministrore që mbulohen nga koordinatorët përkatës pranë Qendrës CVE. Këto projekt-ide shërbejnë si një rast ushtrimor mbi ngritjen e kapaciteteve të aktorëve të vijës së parë.