Publisher: Cve.gov.al 08/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 08/06/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe me Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) realizoi trajnimin e njëqind e katërmbëdhjetë mësuesëve koordinatorë në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mësuesit koordinatorë pjesëmarrës në trajnim vinin nga Zyrat Vendore Arsimore të Durrësit, Elbasanit, Cërrikut, dhe Librazhdit.
Gjatë trajnimit u përcoll informacion mbi shenjat që shfaqin fëmijët e radikalizuar, hapat që çojnë një fëmijë drejt radikalizimit, faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt këtij fenomeni, si dhe mekanizmi bashkëpunues dhe referues që ekziston në nivel shkolle dhe në nivel vendor.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve.