Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Qendra CVE zhvilloi gjatë muajit nëntor një sërë takimesh informuese dhe ndërgjegjësuese me kryetarët e bashkive dhe prefektet në disa prej qarqeve të vendit, në kuadër të ndërgjegjësimit mbi parandalimin dhe kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Me mbështetjen e Departamentit të Sigurisë së OSBE-së, takimet u zhvilluan nga datat 23-27 nëntor 2020 me Kryetarët e Bashkive të Kukësit, Dibrës, Bulqizës, Matit, dhe Shkodrës, si dhe me Prefektët e këtyre qarqeve, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të shërbimit social në nivel vendor.
Gjatë takimeve u parashtruan arritjet, nevojat dhe kërkesat për mbështetje në kuadër të adresimit të fenomentit të ekstremizmit të dhunshëm nga pushteti vendor, si dhe u theksua nevoja e angazhimit të komunitetit në parandalimin e këtij fenomeni përmes angazhimit dhe fuqizimit të të rinjve në proceset vendimmarrëse si dhe nëpërmjet Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.