Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Publisher: Cve.gov.al 03/12/2020
Me fokus parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Qendra CVE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zhvilloi gjatë muajit tetor 2020, takimet e para me disa nga rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, me qëllim realizimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet rektorateve, MASR-së dhe Qendrës CVE.
Takimet u zhvilluan me përfaqësuesit më të lartë të rektorateve të universiteteve si “Aleksandër Moisiu” Durrës; “Aleksandër Xhuvani” Elbasan; “Fan S. Noli” Korçë; “Eqerem Çabej Gjirokastër; “ Ismail Qemali” Vlorë; si dhe me Rektorët e Universiteteve jopublike: “Beder” Tiranë dhe “Pavarësia” Vlorë.
Në të gjitha takimet e zhvilluara, përfaqësuesit e Universiteteve shprehën vullnetin e plotë për realizimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, si dhe ofruan mbështetjen e tyre në zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të përfshirë studentët dhe komunitetin në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.